Berisha: Rama nervoz nga protesta e 12 nëntorit, me politikat e tij do që të largojë shqiptarët

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, kreu i PD-së Sali Berishën u shpreh se 12 nëntori do të jetë një protestë shumë e fuqishme dhe prandaj Rama është nervoz

Sali Berisha tha se Shqipëria sikurse e ka bërë Rama, ikin në një hark kohor 7-vjeçar 740 mijë shqiptarë, 26% e popullsisë sikur të ishim në luftë civile.

Berisha: Do të jetë një protestë shumë e fuqishme dhe prandaj Rama është nervoz. Ai e di se opozita ka fillimin e betejës tashmë. Pse është zgjedhur kjo strategji? Është zgjedhur si jetike, sepse ky për zgjedhje nuk pyet, nuk ndalet në grabitjen e votës. Do të kemi edhe protestë edhe zgjedhje.

Shqipëria sikurse e ka bërë ky, që të ikin në një hark kohor 7-vjeçar 740 mijë shqiptarë, 26% e popullsisë sikur të ishim në luftë civile. Ky thotë që biznesit dhe profesioneve të lira do tu vërë taksa 23%, ndërsa energjinë ua shtrenjtoi biznesit. Ky ka të gjitha politikat e tij që të largojë shqiptarët.