"Porti i Durrësit", Berisha: Aferë korruptive nga Rama dhe atdheu i tij Serbia, flet si i kalamendur nga droga
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në Kuvend, dhe pas daljes nga aty, se Porti i Durrësit është afera më e madhe "e bërë nga Rama dhe Vuçiç".
"Zonja përmendi këtu 2013, ajo që mund tu them shqiptarëve është se pasi kanë marrë 9 vite me radhë mbi 500 mld lekë çdo vit borxh dhe kanë rritur borxhin nga 62.4% në 107%.
Këta vjedhës nuk janë në gjendje tu nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit," tha Berisha në parlament.
"Afera e Dubai City në Durrës është aktualisht mega afera më e madhe ku bashkohen Vuçiç, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko. Epiqendër e kësaj mega afere janë vëllezërit Kariç që janë të mirënjohur si portofoli financiar i Aleksandër Lukashenkos.Kompanitë e Dragomirit, Nebojshës, e të gjtihë familjes Kariç kanë qenë kompani mbizotëruese në këto vite në Bjellorusi dhe Beograd.
Këto kompani janë sanksionuar ashpër nga e gjithë bota e lirë. Poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompanitë e tyre që i kishin regjistruara në Qipro. Ky transaksion ishte vetëm formal. I mori të gjitha Amari i Edi Ramës. Kështu që faktikisht ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Kariç. Natyrisht këtu del dhe një nga lidhjet më të fuqishme të Edi Ramës që ka për flamur, flamurin e Beogradit.
Ka për atdhe të vërtetë Serbinë. Ka për Zot paratë, që vjedh bashkë me Vuçiç. Kjo sepse afera e djegësve me 420 mln euro është as 1/10 e aferës shumë miliarde të Portit të Durrësit. Ndaj edhe ai flet dhe ia mbath në pralament si i kalamendur nga droga, përçart.
Kërcënon me skapin e Partisë dhe Gjykatat e partisë, por e vërteta është se për cdo aferë ai do të përballet me drejtësinë, veçanërisht pas kalimit të ligjit të heqjes së parashkrimeve për qeveritarët. Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë e qytetarët me datën 12 nënntor që do të jetë revoltë popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata," tha ai, pas daljes nga Kuvendi.