Ora Investigim/ E denoncoi për lidhje me gruan e tij. Ish-Drejtori Doganës Fier skenar mafioz për eleminimin e Algert Belulaj
Algert Belulaj që denoncoi skandalin e drejtorit të Doganave në Fier, Arlind Lagji, është kthyer në shënjestër të këtij të fundit, prej të cilit rrezikon jetën. Belulaj thotë se nga kërcënimet, ish- kryedoganieri po përgatit eleminimin, duke pretenduar se autori i porositur për vrasjen ndodhet në burg.
"Ora investigim" ka publikuar dhunën e ushtruar nga drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji, ndaj shtetasit Algert Belulaj, pasi ky i fundit ka zbuluar se bashkëshortja e tij kishte lidhje paralele me Drejtorin e Doganës, i shkarkuar menjëherë pas publikimit të skandalit nga Ora Ivenstigim.
Ish-drejtori i Doganës Fier: Mos më dil më para se do të bëj thela-thela që kur të dalësh në rrugët e Fierit të të dridhet mishi, që çdo njeri të të duket si Arlindi.
Pas publikimit të këtij skandali ka qenë i menjëhershëm reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke shkarkuar nga detyra zotin Lagji.
Por kërcënimet nga ish-drejtori i Doganës nuk kanë të ndalur. Me anë të një skenari mafioz ai shprehet Algerti do ta paguajë shtrenjtë denoncimin publik që bëri.
Ai do vritet nga një person që ndodhet në burg, madje i dënuari ka filluar të bëje telefonata nga burgu për eleminimin e Algert Belulaj.
Ish drejtori i Doganës Fier: Është duke e kërkuar ** * nga burgu me telefona pam, pam, pam, pam…
Me sa duket publikimi i këtij skandali nuk ka prekur vetëm Drejtorin e Doganës, por të implikuar janë edhe persona të tjerë. Sipas z. Lagji, në këtë ‘lojë ’janë futur persona të tjerë të rrezikshëm.
Ish-drejtori i Doganës Fier: Janë futur persona të tjerë në lojë që janë njerëz shumë të rrezikshëm që sot kanë shtetin në këmbë dhe po e kërkojnë.
Gjuha e kërcënimit nuk ndalet me kaq. Plani B për eleminimin e Algertit është një tjetër vrasës.
Sipas ish-drejtorit të Doganës ky person që ka vënë Algertin në rreth të kuq ka kryer edhe një tjetër vrasje të bujshme në Fier.
Ish-drejtori i Doganës Fier: * është vrasës. *** ka vrarë ***. Çun më shiko mua në sy *** është vrasës, për mua të vret. ** është shoku im, vëllai im i qumështit. Dhe dje ke shpëtuar për fije të perit.
I ndodhur para kërcënimeve me jetë Algert Belulaj është larguar nga Fieri.
Pasi e mbylli skenarin për vrasjen, ish-drejtori i Doganës merr guximin të flasë edhe në emër të Tv Ora.
Ish-drejtori i Doganës Fier: E ka marrë i ka thënë gazetares që unë jam fshehur dhe kërkoj ndihmë. Çfarë ndihme kërkon ai? Përballu, i ka thënë.
Publikimi i këtyre fakteve tregon se Tv Ora është dhe do të jetë ne çdo moment në krah të qytetarëve që kërcënohen nga zyrtarë të veshur me pushtet.
Në ditët në vijim "Ora investigim" do të publikojë fakte të tjera tronditëse në lidhje me emra të rëndësishëm të politikës e më gjerë që mbështesin personat shantazhues dhe me rrezikshmëri të lartë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
