Nënë Liza: Veliaj është e zeza e Shqipërisë, jam gati ti dal përballë

Nënë Liza Marku përgënjeshton deklaratat e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, se ajo ka firmosur një marrëveshje me të për shtëpinë.

E ftuar në studion e Ora News me moderatoren Sonila Musai Nënë Liza tha se:

Nënë Liza: “Unë as që kam firmosur marrëveshje, as nuk ka firmosur për bonus, nuk kam firmosur për asgjë. Se çfarë halli ka Erion Veliaj me mua unë nuk e di. Kur e mora vesh me datën 5 në orën 9 e pak minuta se nënë Liza  ka firmosur, ka marrë 500 metra ndërtim, është me OFL –në e me makina.

Gazetarja: A kanë djemtë e tu Reange Rover?

Nënë Liza: Ai le të vijë të kontrollojë , nëse do ti kontrollojë në Greqi, nëse do ti kontrrollojë ku të dojë. Dhe ta dijë mirë Erion Veliaj se unë i dal me ballë hapur dhe nuk i trembem kurrë. Fëmijët e mi s'kanë lënë brinjë pa thyer për të bërë atë shtëpi. Jo me ma prish shtëpinë e me më thënë se ua ka prishur tërmeti. Tërmeti është Erion Veliaj e Kryeministri. Sa kanë ardh këta të dy, ka qenë e zeza e Shqipërisë, e vendit tonë dhe e popullit mbarë.