Grabitet dyqani i telefonave në Vlorë

Një dyqan me pajisje elektronike është grabitur gjatë mbrëmjes në qytetin e Vlorës.

Dyqani ndodhet në bulevardin e Vlorës, pranë shkollës profesionale.

Janë vjedhur disa paisje elektronike si telefona, kompjuter etj. Autori ose autorët e mundshëm kanë hapur derën e xhamit për tu futur në brendësi.

Personat dyshohet se kanë qënë të maskuar ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie.

Blutë e Vlorës prej mëngjesit ndodhen në vendin e ngjarjes teksa po kryejnë ekspertizën për të marrë provat përkatëse