Salah i vetëm mund Tottenham, Liverpool rikthehet te suksesi (VIDEO)

Liverpool me dy gola të Mohamed Salah arrin të dalë nga “tuneli” i rezultateve negative në Premier League. Sulmuesi egjiptian shënoi dy herë në pjesën e parë të sfidës së javës së 13 me Tottenham për të rikuperuar disi terren në kalsifikim.

Pavarësisht rikthimit të skuadrës së Contes në lojë me një gol të Kane, “The Reeds” arritën të ruajnë këtë rezultat që i çon në kuotën 19 me 7 pikë me pak se Tottenham që ka gjithashtu një ndeshje më shumë.