Ironi e fatit, një Maldini tenton të ndalë Milanin por nuk ia del(VIDEO)

Djali i Paolo Maldinit, Daniel Maldini, i rritur te Milani për pak sa nuk i shkaktoi një traumë skuadrës për të cilën bën tifo dhe është i lidhur gjenetikisht. Babai, drejtor i kuqezinjve e huazoi te Spezia që sonte rrezikoi të groposte "Djallin" në "San Siro".

Giroud në fundin e ndeshjes shënoi golin e fitores 2-1 në një ndeshje që mendohej e dështuar për skuadrën e Piolit. Shumë vuajtje për kuqezinjtë që me vështirësi ruajnë hapin e Napolit kryesues.

Goli i shënuar në stadiumin e shtëpisë së tij është i pari për Maldinin e gjeneratës së tretë.