Fisi Lewandowski e ka golin në gjak. Shënojnë edhe portierët...nga 80 metra (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2022, 14:01
Ka mbiemrin Lewandowski dhe ndoshta është një shaka e fatit por shënon nga 80 metra. Nuk bëhet fjalë për sulmuesin e Barcelonës por për portierin e Messina-s në Serie C në Itali.
Quhet Michal dhe sot shënoi një gol të çmendur ndaj Monterosi-t. 80 metra i kaloi me një goditje të gjatë që ndaloi në portën e rivalëve. Në minutën e 33, numri 96 nisi një top në formën e rivënies por me pak fat ia doli mbanë duke e ndalur në rrjetë.
Një realizim që do ta mbajë mend gjatë gardiani i cili nuk ka asnjë lidhje fisnore me numrin 9 të Polonisë por fakti që mban këtë mbiemër, e ndihmon jo pak me fatin.
Shikojeni golin fantastik;
