Ronaldo në versionin boksier, luzitanin e tradhtojnë nervat

Cristiano Ronaldo si rrallëherë u aktivizua titullar në ndeshjen e së dielës ndaj Aston Villa-s por edhe me CR7 në fushë, Manchester United nuk arriti ta evitonte humbjen 3-1.

Në pjesën e dytë, sulmuesi që duket i humbur këtë sezon, u përlesh me Tyrone Mings por edhe pse gjyqtari mund të përdorte sistemin VAR, ai u mjaftua me nga një karton të verdhë për të dy.