Influencon në sportin amerikan si askush tjetër por edhe ajo e ka një frikë…të madhe

Paige Spiranac, influencer e njohur, ish sportiste dhe femra e momentit në SHBA, rrëfen frikën e saj më të madhe. Ajo nuk pranon të realizojë asnjëherë një selfie pa make up dhe ky është një kusht i panegociueshëm. Duke folur në profilin e saj në Instagram, influencer-ja e golfit thekson:

“Njerëzit janë shumë kritikë prandaj unë nuk dal asnjëherë në foto pa u rregulluar tërësisht. Nuk dua t’u jap njerëzve shkas për të folur”.

Influencon në sportin amerikan si askush tjetër por edhe ajo e ka

Paige është një nga femrat më influente të sportit amerikan pasi në Instagram ndiqet nga 3.7 milionë llogari aktive ndërsa në Twitter ka rreth 700 mijë ndjekës.

Influencon në sportin amerikan si askush tjetër por edhe ajo e ka

“Njerëzit janë mësuar të ofendojnë dhe kjo është shokuese dhe e shëmtuar për mua. Gjithsesi, me kalimin e kohës kam mësuar si të mos ndikohem nga komentet negative”, shton 29-vjeçarja.

Influencon në sportin amerikan si askush tjetër por edhe ajo e ka