Messi rrezikon botërorin? “Pleshti” dëmtohet në tendinën e Akilit
Dy javë nga fillimi i Kupës së Botës, Lionel Messi rrezikon vërtet shumë. Fituesi i 7 Topave të Artë që në tentativën e fundit kërkon të fitojë trofeun e Kupës së Botës, i vetmi që mungon në muzeun e tij, vuan nga një dëmtim në tendinën e Akilit.
Numri 30 i PSG do të mungojë në transfertën e ditës së nesërme kundër Lorient por nuk ka informacione rreth gjendjes së tij. Mediat në Francë aludojnë për pushim 2-javor të sulmuesit që nuk dëshiron në asnjë rrethanë të humbasë mundësinë për të përfaqësuar Argjentinën në Botërorin e Katarit që starton në datën 20 nëntor.
Ndërkohë, Argjentina do të nisë zyrtarisht nesër punën përgatitore për Kupën e Botës. Messi do të bashkohet me Argjentinën në datën 14 dhe në 16 do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
