Gerard Pique e konsideron lehtësim largimin nga Barcelona (Fotot e lamtumirës)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2022, 08:35
“6 muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë dhe ky vendim për t’u larguar është një lehtësim i madh për mua”.
Me këtë deklaratë, Gerard Pique i dha fund një karriere të gjatë dhe të suksesshme si futbollist. Me më shumë se 600 ndeshje me fanellën e Barcelonës, katalanasi theksoi se kur kalon njëfarë moshe, atëherë duhet të kuptosh se ka ardhur koha për të ndryshuar drejtim.
“Kam hequr një peshë të madhe nga shpatullat e mija por unë kam dhënë maksimumin me këtë fanellë dhe nuk mendoja se mund të tërhiqesha në një skuadër tjetër përveç Barcelonës”.









