Dhunë dhe tension në ndeshjen Devolli-Labëria, shikoni pamjet

Ndeshja Devolli-Labëria e zhvilluar këtë të dielë është shoqëruar me incidente të shumta. Anullim golash, kartonë të kuq dhe një penallti e humbur nga skuadra mike, të gjitha këto momente janë shoqëruar me trazira në lojë dhe stadium.

Një gol i anulluar nga anësori për Devollin si pozicion jashtë loje ka shkaktuar reagimin e tifozerisë të cilët kanë goditur me mjete të forta anësorin, sipas pretendimit të tij, çka ka shkaktuar ndërprejre të ndeshjes për disa minuta.

Më pas arbitri është bindur për të vazhduar lojën. Pas një ndërhyrje të  gabuar të mbrojtjes së Devollit, labët kanë fituar një 11-metërsh që nuk përfundoi në rrjetë. Një prej lojtarëve në momentin që kolegu i tij ekzekutoi penalltinë ka goditur me shqelm një kundërshtar i cili reagoi.

Në fushë gjatë trazirave u fut edhe një tifoz i Devollit i cili më pas u shoqërua nga policia.

Incidentet në ndeshje fillojnë në kohën 1 orë e 58 minuta të videos.