Drithërima për Manchester City-n, Haaland sërish vendimtar (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2022, 18:26
Manchester City nuk ndalet as kur e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë. Erling Haaland në minutën e 95 nga pika e bardhë e 11-metërshit i dha një triumf të vuajtur skuadrës së Pep Gaurdiolës në përballjen me Fulham të mbyllur 2-1 nëq favor të kampionëve, prej më shumë se 65 minutave me një lojtar më pak pas të kuqit direkt të Joao Cancelo-s.
Ndeshje emocionuese në “Etihad” ku golin e parë e shënoi Alvarez ndërsa Pereira barazoi dhe më pas në të dytën Haaland gëzoi përpara kohe për një gol të anuluar nga sistemi VAR.

