Xhaka “shkel” etikën por kërkon falje. Shikoni intervistën live të kapitenit të Arsenalit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2022, 17:11
Ju e shikoni atmosferën, është e pabesueshme ose e përshtatur në anglisht nga Granit Xhaka, “You see the atmosphere, is fucking unbelievable”.
Kjo është fjalia e mesfushorit shqiptar në intervistën pas ndeshjes së Chelseat që ka bërë jo pak bujë në Angli. Shprehje e zhargonit të përditshëm por jo etike dhe e palejueshme në televizion. Gazetari i BT Sports e korrigjoi menjëherë Granitin gjatë transmetimit live por e mirëkupttoi në një moment kur tifozët e Arsenalit po festonin në sektorin e miqve të “Stamford Bridge”.
Kapiteni i skuadrës së Artetas në versionin lider, duartrokiti mbështetësit e skuadrës së tij, të cilët janë në qiellin e shtatë pas fitores në derbin e radhës që i rikthen në krye të klasifikimit.
VIDEO;
