Arsenali fiton derbin e “shqiptarëve”, Xhaka mund Brojën (VIDEO)

Saka e adreson drejt portës ndërsa Gabriel i jep shtytjen e fundit. Arsenali triumfon në një tjetër derbi, atë me Chelsean falë një ndeshjeje për t’u vendosur në kornizë në “Stamford Bridge”.

Djemtë e talentuar të Artetas nuk tremben aspak nga fitorja e Manchester City dhe shkojnë e rrëmbejnë një tjetër triumf në një fushë të vështirë si ajo e bluve në derbin e Londrës ku Armando Broja u aktivizua për rreth 25 minuta por nuk la asnjë gjurmë në një ndeshje që e kishte marrë drejtimin pas golit të “topçinjve”.

Përballje e luftuar në fushën e Chelseat por në fund triumfoi skuadra që e kërkoi më shumë këtë fitore që e ngfjit sërish në krye me 34 pikë, 2 më shumë se City dhe plot 13 më shumë se skuadra e Graham Potter.