Ducati dhe Bagnaia kampionë bote, Moto GP rikthehet në dominimin italian
Ducati rikthehet kampion i botës me një italian pas 50 vitesh. Ishte viti i largët 1972 kur Agostini me motorin e kuq triumfonte në Moto GP dhe e bën një gjë të tillë edhe Pecco Bagnaia që shpallet kampion bote. Fantastik piloti italian që e mbylli garën e fundit, atë të Valencias ne vendin e 9 por pak rëndësi ka pas diferenca me ndjekësit kampion bote në fudi, Fabio Quartararo është plot 19 pikë.
Ducati fluturoi i lirë me me Bagnaian duke u rikthyer te titulli pas 15 vitesh pasi një gjë të tillë e bëri në 2007 me Casey Stoner. 25-vejçari nga Piemonte menaxhoi në perfeksion garën ku i nevojitej minimalisht një vend i 14 dhe arriti të ruante qetësine duke mos rrezikuar për asnjë moment edhe pse rivali duhej ta fitonte këtë garë për ta shqetësuar sado pak.

Quartararo nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i katërt ndërsa Joan Mir me Suzuki triumfoi në garën e fundit për skuadën japoneze në Moto GP. Një sezon i çmendur për Bagnaia-n që pas pjesës së parë ishte rreth 90 pikë larg kryesuesit Quartararo por italiani dhe Ducati besuan duke regjistruar 7 fitore që rikthejnë titullin në italia 13 vite pas triumfit të fundit të Valentino Rossit.

