Guardiola është xheloz për Haaland, trajneri e pranon vetë: Po merr gjithë vëmendjen…

Pep Guardiola është mjeshtër jo vetëm për skuadrat e tij por edhe kur bëhet fjalë për konferencat e shtypit, asnjëherë banale. Trajneri i Manchester City, në ndalesën e fundit përpara gazetarëve ka folur edhe për Erling Haaland por nga një tjetër këndvështrim duke i surprizuar të gjithë.

“Ibrahimovic ka të drejtë, unë jam një njeri shumë egoist. Egoja ime kalon çdo kufi. Në fakt, jam shumë xheloz për Haaland. Përlmbledhjet e ndeshjeve fokusojnë kryesisht atë sepse nuk ndalon të shënuari. Duhet të ndalojë, përndryshe gazetat nuk do të flasin më për mua”.

Origjinal Guardiola në këtë deklaratë ku kërkon të vendosë theksin në sezonin e pabesueshëm që po luan sulmuesi norvegjez.