VIDEO/ Mesfushorin e Shkëndijës nuk e mbajnë nervat, godet me shkelm kundërshtarin

Një episod negativ dhe aspak për t'u marrë shembull është regjistruar në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionatin e Maqedonisë së Veriut mes Shkëndijës dhe Akademia Pandev.

Në minutën e 97 kur sfida ishte drejt fundit dhe në barazim 1-1, mesfushori me kombësi shqiptare, Sabit Bilali sulmoi fizikisht një nga lojtarët e skuadrës mike.

Arbitri e largoi nga fusha me karton të kuq ndërsa disiplina me siguri do ta dënojë me shumë javë mungesë.