Emanuel Eboue: Kam menduar vetëvrasjen pasi më përjashtuan nga futbolli
Shkruajti historinë me Arsenalin në vitet 2005-2011 por më pas erdhi rrëzimi i menjëhershëm, aq sa rrezikoi edhe jetën e tij. Mbrojtësi Emanuel Eboue që pas aveturës së Londrës u aktivizua me Galatasaray për 4 sezone, u rikthye në Premier te Sunderland në vitin 2016 ku nuk luajti kurrë.
Ai u pezullua nga FIFA për 1 vit pasi nuk kishte paguar 1 milionë euro detyrime ndaj ish-agjentit, Sebastien Boisseau. Një moment që shkatërroi përfundimisht karrierën dhe rrezikoi madje edhe jetën e mbrojtësit. Në janarin e vitit 2018, ai mendoi madje edhe vetëvrasjen për shkak të problemeve të mëdha financiare.
Në një intervistë për “Mirror” ai rrëfen: “Kur më pezulluan nuk kisha të drejtë as të stërvitesha me asnjë klub. Stërvitesha vetëm dhe më vinte turp. Shkoja për vrap në mëngjes dhe më pas duhej të shkoja natën. Nuk kishte dritë dhe kështu që nuk mund të më njihnin.
Fëmijët më pyesnin se kur do të kthehesha të luaja dhe unë qëndroja shumicën e kohës jashtë që të mos përballesha me ta. Shpesh herë mbyllesha në dhimën time për 3-4 ditë madje mendova edhe vetëvrasjen”. Rrëfim shokues i finalistit të Champions League, karriera e të cilit u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme.
