“Njerëzit mezi presin të mblidhen”, Maliqi: Rama ti bëjë hesapet mirë, Berisha e Meta do të fitojnë
Ish deputeti Lefter Maliqi thotë se Berisha dhe Meta do të fitojnë në dhgjedhje t e ardhshme. Sipas tij opozita reale e di fuqinë e Ramës.
Maliqi thotë se Rama e shkatërroi këtë vend dhe për këtë janë koshient edhe shqiptarët.
Sipas tij njerëzit mezi presin të grumbullohen.
Lefter Maliqi: Sorosi i madh dhe Sorosi i vogël kanë probleme me njëri tjetrin dhe besoj se do të munden nga kjo politikë. Tani Rama po rri nëpër mullare me kashtë dhe e ngacmuan Sali Berishën dhe ai u rikthye bashkë me Metën. Opozitë reale që e dinë mirë fuqinë e këtij që kryeministër e bëri Meta por e mbajti Luli. Rama e shpopulloi e shkatërroi këtë vend. Nëpër qytete e fshatra ka vetëm pensionist. Nuk ka të rinj të vjelin ullinj. Fshatra e qytete janë braktisur. Media britanike e theksoi që një qëllim është shpopullimi i vendit dhe marrja nga një dorë të pasurish. Një mafioz që e ka kthyer në një qeveri kukull ka vrarë shpresat e gjithë shqiptarëve.
“Unë vij nga rrethe të largëta të jugut që mbahen si bastioni por njerëzit. Mezi presin të vijnë, të mblidhen. Dhe qytetaria tiranase që ka parë betonizimin, gjobat vend e pa vend, si në korrik, do të marrin pjesë. Unë them që ndonjëherë dhe turmën nuk e kontrollon dot. Ky kryeministër ti bëjë hesapet mirë se po luan me fatet e shqiptarëve dhe të të rinjve. Unë kam besim që kjo dyshe do të fitojë Tiranën, bastioned e majta dhe në shumicën e Shqipërisë.“
