Yuri Kim pret zyrtaren e lartë amerikane në Tiranë, i tregon sheshin “Skënderbej”
Ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të diel në Tiranë.
Greenfield është pritur nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim.
“Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit që më tregove dhe për pritjen e ngrohtë në Tiranë, USAmbAlbania”, shkruan Greenfield në rrjetin e saj social Twitter.
Ambasadorja do të zhvillojë një vizitë dy ditore, ndërsa pritet të ketë takime me zyrtarë të qeverisë, mes tyre presidentit Bajram Begaj, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Just landed in Albania for two days of meetings with civil society and government leaders.
— Ambassador Linda Thomas-Greenfield (@USAmbUN) November 6, 2022
???????? is an unwavering ally and a critical partner on the UN Security Council, especially in the face of Russia's brutal war in Ukraine.
Follow along here and at https://t.co/OLyq1rO3Fb
