Foto: Ky është Gjergj Laçi, radikali fetar që mbante të ngujuar familjen e tij prej 6 vitesh
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2022, 13:30

Gjergj Laçi
Ora News ka mundur që të sigurojë foton e kryefamiljarit Xherxh (Gjergj) Laçi 52-vjeç, mbante të ngujuar prej 6 vitesh familjen e tij.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për bashkëshorten dhe dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi nga i ati, ndërsa dhunoheshin dhe kërcënoheshin vazhdimisht prej tij.
Familja me origjinë nga Dibra që jetonin prej disa vitesh në Tiranë, jetonte në kushte ekstreme ekonomike dhe asnjëri nga familjarët nuk punonte.
Kryefamiljari që tashmë ndodhet prapa hekurave pas operacionit të Komisariatit Nr. 4 dhe Antiterrorit, konsumonte alkool, ndërsa privonte gruan dhe dy djemtë si dhe i dhunonte ato.

Gjergj Laçi
