Begaj bisedë me Osmanin për situatën në veri të Kosovë, i vetmi që s’ka reaguar është Edi Rama
Presidenti i vendit, Bejram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës, lidhur me situatën në veri.
Ai bën me dije se ka inkurajuar vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.
Begaj: Zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.
I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO. Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
1/2
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 6, 2022
Today I had a phone call with President @VjosaOsmaniPRKS. I was informed about the tense situation in the north of ???????? & we talked about the resignation of the representatives of the Serbian list in Kosovo from the state institutions and blocking of work of institutions there.
Ndërkohë, edhe dy krerët kryesorë të opozitës shqiptare, Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë mbështetur deklaratën e NATO-s për ndërhyrje nëse do të ketë përshkallëzim.
Por i çuditshme deri më tani është fakti se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka reaguar lidhur me këtë situatë në Kosovë.
