"Reperë shqiptarë me mjete ushtarake e mitralozë", Daily Mail: Hellbanianz inkurajojnë të rinjtë në Shqipëri tu bashkohen
Reperët gangsterë shqiptarë lëvizin me automjete ushtarake të pajisura me mitralozë të rëndë rreth një banese britanike, ndërsa xhironin një video muzikore që promovonte krimin dhe dhunën e drogës.
Në një video në internet të parë më shumë se 17 milionë herë, burra të maskuar, në Londrën Lindore, shihen me një mjet luftarak të blinduar të pajisur me një mitraloz të kalibrit 30.
Banda ka gjithashtu një mitraloz Browning të kalibrit 50, të pajisur me një xhip ushtarak.
Megjithatë besohet se asnjëra nga armët nuk do të përdorej dhe ishin ose të çaktivizuara ose imitime.
Videoja e titulluar "Poppin Smoke" është e fundit që është postuar në YouTube nga grupi famëkeq i shqiptarëve Hellbanianz, shkruan Daily Mail.
Media britanike madje shkruan se ky grup përmes këngëve të tij inkurajojnë të rinjtë shqiptarë për tu bashkuar me bandat kriminale në Britani.
"Dyshohet se videot reperëve, me bazë në Barking, Ervin Selita, që aktualisht besohet se është në burg në Shqipëri në pritje të gjykimit për një vepër të dyshuar me armë zjarri, dhe Fatjon Dibra, po inkurajojnë të rinjtë në Shqipëri të hyjnë ilegalisht në Britani për t'u bashkuar me bandat kriminale," shkruan Daily Mail.
Të rinjtë i shikojnë këto video dhe duan të transferohen në Britani për të shijuar këtë pasuri. Ato ndihmojnë në tërheqjen e më shumë të rinjëve për bosët e bandave.'