Kokaina në banane, jepet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit, në kërkim pronari Trifon Murataj

Është dhënë masa e sigurisë për të arrestuarit lidhur me kapjen e 33.5 kilogram kokainë në portin e Durrësit në një kontejner bananesh.

Gjykata ka vendosur që për shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj, të caktohet arrest me burg deri sa të mblidhen provat e mjaftueshme për implikimin e tyre.

Nga ana tjetër vetë të akuzuarit kanë mohuar çdo akuzë që i lidh me ngjarjen dhe trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Po ashtu, edhe avokatët e tyre kanë kundërshtuar vendimin dhe kanë kërkuar lirimin e tyre ose dhënin e masës ‘detyrim paraqitjeje’.

Në kërkim mbetet Trifon Murataj, pronari i kompanisë Bana King, i cili dyshohet se është përfshirë gjithashtu në kalimin kokainës.

Kjo kompani është përfshirë edhe disa herë më parë në ngjarje të tilla, ku janë gjetur sasi të konsiderueshme të fshehura në bananet e Amerikës Latine.