"Situata energjetike" Meta: 12 nëntori, dita kundër vjedhjeve dhe rrënimit të familjeve dhe bizneseve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje edhe njëherë për protestën e 12 nëntorit, folur dhe mbi situatën energjetike në vend dhe rrjedhimisht çmimet në vend e në botë.

Sipas tij, rezervat e gazit në vendet europiane janë 100% ndërsa çmimet e energjisë janë mesatarisht 150 euro/ Mwh.

Ndërkohë, në Shqipëri thotë ai, qeveria ka ofruar si zgjidhje reshjet e shiut, ndërsa çmimet janë rritur shumëfish.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Aktualisht rezervat e gazit në vendet europiane janë 100%. Kjo është arsyeja pse çmimet e energjisë janë mesatarisht 150 euro/Mwh, pasi 36% e totalit të energjisë në Europë sigurohet nga gazi natyror me kosto 100 euro/Mw.

Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t'u shkarkuar në terminalet LNG, Qeveria e "Rilindjes" ofron si zgjidhje të lutemi për rreshje.

Ndërkohë që çmimi i energjisë ka rënë me 50% në krahasim me muajin shtator, Qeveria e "Rilindjes" vendos të rritë shumëfish çmimin për familjet shqiptare.

Ndaj 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve monstruoze të "Rilindjes" në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve," shkroi ai.