Alarm në Portin e Durrësit, të tjerë kontenierë me lëndë narkotike dyshohet se kanë mbërritur sot
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2022, 16:54
Kontenierë të tjerë me lëndë narkotike dyshohet se kanë mbërritur sot në Portin e Durrësit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se rreth orës 10:15 ka mbërritur një anije cargo me 129 kontenierë.
Nga informacionet e marra bëhet me dije se nga Byroja Kombëtare e Hetimit ka shkuar një ekip që ka nisur kontrollet në terren dhe do të kalojë në skaner të gjithë kontenierët e dyshuar.
Anija "Contship ECO" mësohet se ka mbërritur nga Porti i Pireut, megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtyar nëse është gjetur lëndë e dyshuar narkotike apo jo.
