Kuçovë/ Ishte përdorues droge, 45 vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët në banesë

Një 45 vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij. Nga ekspertiza paraprake, viktima nuk kishte shenja dhune në trup.

"Më datë 06.11.2022, në fshatin Perondi, Kuçovë, është gjetur nga familjarët në banesë i pajetë dhe pa shenja dhune shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë," njoftoi policia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Viktima i identifikuar si Admir Bejo dyshohet se ka humbur jetën nga mbidoza.

Gazetari i Ora News Marko Diko informoi se 45 vjeçari konsumonte lëndë narkotike në doza të rënda, çka dyshohet se ka sjellë dhe vdekjen e tij.

Burime për Ora News bëjnë me dije gjithashtu se 45 vjeçari para tre muajsh është plagosur me armë zjarri në fshatin Perondi, por i shpëtoi plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe mjeku-ligjor, po punojnë për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 45-vjeçarit.