Rama opozitës: Po dizinformoni, asnjë rritje gjobash s’ka për BV po ka për biznesin e madh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2022, 13:06
Kryeministri Edi Rama shkruan në Twitter se opozita është duke ushqyer me dizinformim mediatik opinionin publik.
Sipas tij, nuk ka asnjë rritje gjobash për biznesin e vogël ,ashtu sikurse thuhet, por vetëm për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar.
Rama: Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë: ”Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”! JO, GËNJESHTËR Asnjë rritje gjobash s’ka për BV po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar!
