Tifozët e Feyenoord sulmuan Sarrin me qese të mbushura me urinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2022, 19:18

Tifozët e Feyenoord provuan me të gjitha mënyrat të kërcënonin trajnerion Maurizio Sarri në ndeshjen kundër Lazios në minutat e fundit dhe mesa duket ia dolën mbanë.
Në përfundim të sfidës ku Lazio u eleminua nga Europa League, trajneri toskan u ankua për sjelljen e tifozëve pranë pankinës duke deklaruar se ata hodhën qese të mbushura me urinë.
Fotot e publikuara orët e fundit në mediat italiane tregojnë vërtetësinë e fjalëve të teknikut të Lazios. Nëse UEFA hap një procedim, atëherë Feynoord rrezikon maksimumi një gjobë të majme por asgjë më shumë.
