Roma-Lazio, derbi edhe në zemën e ndarë të kryeministres italiane…

Roma apo Lazio? Për cilën skuadër do të bëjë tifo kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni këtë të dielë në orën 18:00? Drejtuesja e partisë “Fratelli d'Italia “, në të shkuarën nuk e ka deklaruar besimin e saj bardhekaltër pasi edhe vlerat e djathta që përfaqëson ky klub, reflektojnë edhe bindjet e saj politike pasi dyshohet që zemra e saj rreh për Romën.

Mitin se ajo është një mbështetëse e hershme e Lazios, e rrëzon motra e kryeministres sipas së cilës, që të dyja kanë mbështetur Romën.

“Në shtëpi vetëm mamanë e kemi bardhekaltër ndërsa tani janë edhe vajzat e mija sepse bashkëshorti im Francesco Lollobrigida është tifoz i thekur i Lazios”, thekson Arianna Meloni.