Kosova pa himn shtetëror përpara ndeshjeve të basketbollit, fitojnë tifozët

Fedarata e Basketbollit të Kosovës heq nga praktika e ekzekutimit të himnit zyrtar përpara ndeshjeve. Duke marrë shkas nga ajo qe ndodhi në ndeshjen Vëllaznimi-Bashkimi në Gjakovë, vendimi është marrë për të mos krijuar polemika të tjera. 

Përpara asaj sfide, tifozët gjakovarë vërshëllyen himnin e Kosovës dhe kënduan Himnin Kombëtar të Shqipërisë. Kjo e detyroi federatën të gjobiste klubin e Vëllëznimit që pranoi ta paguante gjobën për 1 vit në mënyrë që tifozët ta këndonin në çdo ndeshje.