Konfiskimi i Rtv Ora, Caka: Një regjim autokratik nuk ka mëshirë për askënd që i del përballë

Silva Caka, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, ka shprehur solidaritetin me  punonjësit e Rtv Ora një ditë pas konfiskimit të tij nga shteti.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Anila Zyberaj, Caka thotë se ka mbetur vetëm që të gjithë mediat të fikin sinjalin dhe etalonin e të vërtetës të marrë ERTV.

Caka: Ka mbetur vetëm që të gjitha televizionet në Shqipëri të ndërpresin sinjalin dhe i vetmi televizion që do të marrë të gjithë domenin e të vërtetës të mbetet ERTV. Paralajmërimet nuk kanë qenë të pakta. Çdo vit kemi zbritur sa i përket lirisë së medias dhe kapjes së saj nga pushteti. Më vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur, shpreh të gjithë solidaritetin me ju.

Mbylljen  e Rtv Ora, Caka e sheh edhe si një paralajmërim për çdo zë kritik.

Caka: Askush nuk i shpëton një regjimi atokratik. Kë gënjen mendja se do ti shpëtojë një gjëje të ngjashme si ajo që ndodh me ju apo si ajo që ndodh me çdo qytetar tjetër, e gënjen mendja shumë keq. Një regjim autokratik nuk ka mëshirë për askënd nëse ti i del përballë këtij regjimi.