Ish-deputetja e PD shpall kandidaturën për Bashkinë e Tropojës: Është një moment për të marrë përgjegjësi
Ish-deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj ka shpallur kandidaturën kandidaturën në Primare për Bashkinë e Tropojës.
Në një prononcim për mediat ajo tha se angazhohet për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt. Vendimmarrja sipas saj është e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD.
Sipas saj ky është momenti për të marrë përsipër përgjegjësi.
Mimoza Hajdarmataj: Si grua, bashkëshorte e nënë, gjykoj se ky është një moment vendimesh, për të marrë përsipër përgjegjësi. Gjykoj që nisur nga vetja fillon ndryshimi, gardhi i shtëpisë, lagja ku je rritur, shkolla e parë ku je edukuar. Të gjitha këto më çojnë mua në Tropojë / ose Malësi të Gjakovës, siç na e ka ne anda t’i thërrasim. Sot, shpall kandidaturën për primaret e PD në Tropojë, duke besuar se me mbështetjen e patriotëve të mi.
Ajo premton se do të angazhohet për një proces të rregullt.
Mimoza Hajdarmataj: Unë do angazhohem për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt, sikundër nuk do të pajtohem me as edhe një votë të deformuar, e aq më pak të diktuar nga faktorë e aktorë që duan ta minojnë këtë proces. Jam në PD që në ditët më të para të saj, jam studente e Dhjetorit, kam shërbyer në shumë institucione e deri në Kuvendin e Shqipërisë, por asgjë nuk më motivon kaq shumë sa t’i shërbej vendlindjes.
Zgjedhja e rrugës së emigrimit dhe arsye të tjera janë ato që e shtynë Hajdarmataj të shpall kandidaturën.
Mimoza Hajdarmataj: Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë. Qeverisja e keqe i ka bërë tropojanët të marrin rrugët e emigrimit, duke lënë bosh një zonë që e ka bekuar Perëndia. Për këto dhe shumë arsye të tjera, do të jem pjesë e garës me shpresën se demokratët e
“Të nderuar tropojanë, vendimi për të ju shërbyer ju e për ta bërë të shkëlqyeshëm qytetin tonë ishte i imi, panimi, realizimi i këtij projekti është në dorën Tuaj” , tha ajo.
