”Veliaj gropos problemet”, Banorët e "Astirit": Premtime dhe propagandë për rrugët
Sa herë ka reshje shiu rrugët në zonën e Astirit në Tiranë përmbyten, dhe qarkullimi i mjeteve e i këmbësorëve vështirësohet. Banorët i bëjnë thirrje kryebashkiakut të marrë masa, e të lërë propagandën e rrjeteve sociale.
Teksa kryebashkiaku i Tiranës, del në rrjetet e tij sociale duke reklamuar punën e bërë, që po shtron rrugë, Ora News i rikujton atij rrugën që ka nevojë për ndërhyrje urgjente.
Në këtë rrugë banorët thonë se kryebashkiaku nuk ka shkelur asnjëherë.
"S'ka ardhur asnjëherë"
Sa herë ka reshje, në lagje kalohet me vështirësi.
Erion Veliaj-n e kanë parë që reklamon punë në rrjete sociale, por për ta, problemi është te ato lagje ku gropat janë kthyer në pellgje me ujë.
"Nuk ka bërë asgjë. Unë 10 herë kam vajtur ta takoj e më ka thënë do vij sot e nesër, por s'ka ardhur një ditë" thotë ai.
Kryebashkiakun e kanë takuar dhe kane marre nga ai vetëm premtime.
Banorët konfirmojnë se rruga, në zonën e Astirit që pas ndërtimit të pallatave ka mbetur pa u shtruar.