Tensioni i lartë i mori shikimin, burri kërkon ndihmë për operacionin e gruas
Tensioni i lartë i dëmtoi thuaje plotësisht shikimin Donika Ndrelalaj nga Fushë-Miloti.
Krahas varferise ajo tashmë po përballet dhe me probleme shëndetësore të mëdha.
Gruaja 55-vjeçare thotë se ka ngelur e verber dhe e ka shumë të vështire të lëvize pa ndihmen e përsonve të tjere.
Donika Ndrelalaj: Pa ndihmën e dikujt nuk jam në gjëndje të shkoj askund.
Operacioni për rikthimin e shikimit kushton 4 mijë euro, por familja nuk e disponon një shumë të tillë, ndaj ajo apelon për ndihmë për ta kryer ndërhyrjen kirurgjikale.
E vetmja e ardhur për familjen nga Fushë Milotit është pagesa e invaliditetit dhe ndihma ekonomike që marrin me vlerë 150 mijë lek të vjetra.
Mes lotësh në sy bashkëshorti i 55-vjeçares kërkon ndihmën e shqiptareve që gruaja e tij të kryejë operacionin.
Viktor Gjoni: Ju lutem kush të ketë mundësi të na ndihmojë për operimin për ti sjellë sytë gruas time.
Kësaj familje 3 anëtareshe ju dëmtua dhe banesa nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019 dhe prej gati 2 vitesh kanë jetuar në çader.