Zjarri nga oxhaku i banesës shkrumbon shtëpinë në Devoll

Një shtëpi është djegur plotësisht mbrëmjen e djeshme (4 nëntor 2022) në Devoll.

“Rreth orës 23:25, në fshatin Eçmenik, Devoll, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur plotësisht banesa e shtetasit J. D., 61 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga oxhaku i banesës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.