Lagështira në rrugë shkakton 8 aksidente paraditen e së shtunës, plagosen 10 persona
Tetë aksidente me të paktën 10 të plagosur janë shënuar paraditen e së shtunës në vendin tonë. Shkaku kryesor mësohet të ketë qenë lagështira në rrugë pas reshjeve të shiut, ndërsa 1 prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidente ka pasur nga Kukësi, në Shkodër, Fier, Elbasan e Gjirokastër.
8 aksidente kanë ndodhur në vendin tonë në pak orë, ku shkaku kryesor mendohet të ketë qenë lagështia në rrugët e vendit për shkak të reshjeve të shiut.
Rreth 10 persona mendohet të jenë plagosur nga këto aksidente në disa zona të vendit tonë, 1 prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në fshatin Vranisht të Devollit mbrëmjen e së premtes një automjet tip Benz ka shtypur disa bagëti të imëta.
Rreth 30 dele mësohet të kenë ngordhur nga ky aksident ,
Ndërsa një seri me aksidente ka ndodhur për pak orë paraditen e së shtunës.
Në aksin Fier-Mallakastër mësohet se dy automjetet, të dyja të tipit Mercedes-benz janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njwra tjetrën.
Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa 3 persona janë plagosur.
Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur mjekë të urgjencës të spitalit fier si dhe uniformat blu
Pak minuta më vonë një tjetër aksident u shënua në aksin Fier-Patos, pa persona të lënduar por vetëm dëme material.
Një aksident rrugor me plagosjen e një personi është regjistruar në segmenitin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.
Mësohet se një automjet i tipit bot është përplasur me trafik-ndarëset e rrugës së kombit e për pasojë ka mbetur I plagosur drejtuesi I mjetit shtetas nga Kosova.
Drejtuesi I mjetit është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.
Një tjetër aksident u shënua në Kukës pranë pikës kufitare të Morinës, ku mbeti i plagosur një shtetas nga Kosova.
Edhe në aksin Tepelenë–Gjirokastër u shënua një aksident në vendin e quajtur Luzat.
Mësohet se mjeti tip "Dacia", që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip "Seat", me drejtues shtetasin H. S.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Dacia", shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip "Seat", shtetasi Xh. G. 19 vjeç.
Një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Shelq në Shkodër ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, nga të cilët një është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë në Elbasan një drejtues mjeti ka përplasur një person që po udhëtonte me motoçikletë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa motoçiklisti është dërguar në spital.


