Berisha u jep demokratëve besën e burrit: Edhe 90 vjeç të shkojë, Rama do përgjigjet për vjedhjet

Kryetari i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se Rama nuk do i shpëtojë vendosjes para drejtësisë për vjedhjet që ka kryer.

Pyetja e qytetarit:  A do të na japësh besën e burrave se do dërgosh para drejtësisë Edvin Turpin

Sali Berisha: “Të garantoj, pa asnjë diskutim, ai nuk ka vend tjetër veçse në sallën e gjyqit dhe në qelitë me ligjin special. Ai e di ndaj dhe bën gjithçka. Unë para tre ditësh dorëzova një ligj në parlament me të cilin kryeministrave nga viti 1992 gjer në 30 vite që vijnë do tu hiqet e drejta e parashkrimit

Edi Rama mund të arratiset e të shkojë në Beograd apo të marrë strehim politik në Ankara apo në zonat offshore, por parashkrim nuk ka dhe nuk do të ketë dhe mos u çudit që edhe në moshën 90 vjeçare si ata kriminlët që kanë kryer krime para 70 vitesh do ta shohësh në bankën e të akuzuarve për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë”