Boçi denoncon abuzimin prej 870 milion lekësh për blerje karburanti dhe lubrifikantësh në bashkinë e Vaut të Dejës

Deputeti Demokrat Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat ka bërë publik një tjetër abuzim të shtetit, kësaj radhe nga bashkia e Vaut të Dejës.

Seria e vjedhjeve në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka të ndalur, dhe denoncimi vijon sot me abuzime qindra milionëshe.

Luçiano Boçi: Nga selia e Partisë Demokratike bëjmë publik një abuzim prej 870 milion lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve të Bashkisë së Vaut të Dejës, është vetëm afera korruptive e radhës që denoncojmë sot para të gjithë shqiptarëve. Që nga muaji shtator i vitit 2019, pas zgjedhjeve njëpartiake në Bashkine Vau Dejës, e deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë.

Boçi thotë se element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës.

Luçiano Boçi: Ne zotërojmë dhe do i nisim medias dokumentet zyrtare të këtij abuzimi. Siç e kemi denoncuar herën e fundit në vitin 2021 bashkia ia ka kaluar shërbimin e pastrimit të qytetit operatorëve privatë, ç’ka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të pastrimit, pronë e Bashkisë Vau Dejës, të cilat sot nuk dihet as se ku ndodhen. Kjo do të thotë që ai karburant që do shpenzohej për këto makineri të tonazhit të rëndë duhej hequr nga lista e shpenzimeve. Një element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës.

Boçi tha se provat e mbledhura janë de pozituar e po depozitohen në prokurori e në SPAK. PD nuk do të ndalet së denoncuari çdo abuzim e çdo vjedhje.

Gjithashtu ai bëri me dije se në ditët në vijim do të kemi skandale të tjera të bashkisë së Vaut të Dejës