Rama në Lushnje: Mediat na nxinë!

Ndërsa opozita ka denoncuar fondet e pakta që qeveria ka dhënë në buxhet për bujqesine, kryeministri Rama tha nga Lushnja se ky sektor po zhvillohet por është media- sipas tij- ajo që nxin realitetin.  Rama nuk kurseu as ironinë ndaj Partisë Demokratike duke e quajtur ate si mall të skaduar.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi kete fundjave nje bashkebisedim me fermeret ne Lushnje, ku foli per zhvillim te ketij sektori, realitet sipas kreut te qeverise nuk shfaqet ne media. Nese kryen nje sondazh- tha Rama- shumica e qyetareve kanë perceptimin se në fshat po vdesin për bukë  

Edi Rama:"Ne çdo ditë jetojmë në një vend ku mediat janë të investuara për të helmuar”

Ai foli për nevojën e bashkëpunimit mes sipermarresve te ketij sektori duke ju dhënë edhe një këshillë fermerëve

Edi Rama:“Thoshte gjyshja ime, komshi I lumtur shtëpi e lumtur. Të kesh komshi të inatosur të futet shtëpia në hall”

Zinxhiri i pikave të grumbullimit në Lushnjë e ka një meritë të madhe, sipas kryeministrit; ka bashkuar PS me PD, pasi sipërmarrësit këtu e kanë lënë politikën pas pune sepse PD është bërë si malli që kthehet nga pika e grumbillimit.

Edi Rama:"PD është bërë si ato mallrat që ta kthen pika e grumbullimit"

E duke iu referuar një sipërmarrësi, Rama tha se ai ishte tregues që demokratët po ia marrin produktin socialistëve dhe qeverisë.

"I shëndoshi PS këta demokratët”