Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Ora 16:00 është ora e shqiptarëve

Kryetari i PD-së fton shqiptarët të bashkohen në protetën që do të organizohet më 12 nëntor ora 16:00

Sali Berisha: “Ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë here” tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit online.

Në prag të primareve Berisha ftoi të rinjtë, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë.

Sali Berisha: “Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet” tha Berisha.

A do të jetë xhiro apo demonsitrim I forces?

Sali Berisha: Nuk është xhiro është demonstrim i fuqishëm i forcës së qytetarëve shqiptare. Është inagurim I përballjes me këtë regjim dhe refuzim i monizmit të Edi Ramës.

E duket se pas protestës, interesi më i madh i qytetarëve është për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, e cila me sa duket nuk do të shkojë me një kandidat në zgjedhjet e ardshme vendore. Por për Berishën gara në 14 maj është kundër kryeministrit dhe jo kundër rivalëve brenda llojit.

Sali Berisha: "Edi Rama betejën e ka me 11 dhjetorin, PD e rithemelua, sepse atë tjetrën e kishte në xhep. Të gjithë ata që e lejojnë veten të përdoren nga Edi Rama bëjnë vetëvrasje fatale”

Shpopullimi i vendit mbetet një ndër temat më delikate. Berisha u është përgjigjur emigranteve, duke i premtuar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tu njihet e drejta për të votuar.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të SHBA-së të mos japin asnjë votë për kandidatët e financuar nga George Soros.