Në Durrës shiu përmbyt rrugët, pezullohet lundrimi i Peshkarexhave në det

Me rrugë të bllokuara nga uji u zgjuan qytetarët e Durrësit të shtunën e 5 nëntorit.

Disa pemë ishin thyer e kishin rënë në rrugë.

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës shkaktuan problematika të shumta në qytetin bregdetar.

Moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në Vlorë ku lundrimi për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë edhe në Sarandë tragetet e linjës Sarandë - Korfuz dhe anasjelltas nuk janë lejuar të qarkullojnë.

Edhe anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla janë  njoftuar që të mos dalin në lundrim, njofton kapiteneria Sarandë.

Reshjet e shiut dhe përkeqësimi i moit kanë qenë shkak edhe të disa aksidenteve në Fier, e Kukës mëngjesin e së shtunës, por pa pasoja në njerëz.

Në Durrës shiu përmbyt rrugët, pezullohet lundrimi i

Në Durrës shiu përmbyt rrugët, pezullohet lundrimi i

Në Durrës shiu përmbyt rrugët, pezullohet lundrimi i

Në Durrës shiu përmbyt rrugët, pezullohet lundrimi i