Shiu sjell aksidentet zinxhirë, në Shkodër përplasen 3 makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2022, 11:54
Shiu ka sjellë dhe aksidente nëpër akset rrugore të Shqipërisë. Vetëm brenda pak orësh janë shënuar 5 aksidente, që për fat të mirë kanë përfunduar pa viktima por me të plagosur.
Në orën 11:40 u njoftua për një aksident në afërsi të tregut të Shelqit pjesë e rrugës Shkodër – Vau Dejës ku janë përplasur tre mjete dhe 3 persona janë plagosur.
Mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po nisin hetimet.
