Rama: Çmimet në Shqipëri janë rritur më pak se në çdo vend tjetër

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Mallakastrës.

Rama edhe një herë tregoi se nuk po jeton në realitetin me të cilin po përballen shqiptarët.

Në një kohë ku kriza ka prekur çdo familje shqiptare dhe rritja e çmimeve po e bën jetesën të papërballueshme Rama thotë se  Shqipëria është me çmimet më të ulëta.

Por a i merr vallë parasysh Rama pagesat që marrin punonjësit shqiptarë?

Edi Rama: Të diskutosh sot që gjithë bota po çmendet, vendet më të pasur po çmenden. Isha në Gjermani dhe diskutonin si do ta përballojmë këtë situatë të vështirë, më të vështirën që pas Luftës së Dytë Botërore. Po ne?  Është një shumë e konsiderueshme që kemi vënë në dispozicion të luftës, se nuk duam që goditja e çmimit të shkojë te pensionistët te shtresat e ulëta, te biznesi se po vajti atje situate bëhet e vështirë.

Çmimet janë rritur në gjithë botën. Për gjithë çmimet e botës e kemi fajin ne? Çmimet janë rritur në Shqipëri por më pak se në çdo vend tjetër. Për një arsye të thjeshtë se ne kemi mbrojtur nga çmimi i energjisë ato që shesin produktet se përndryshe çmimet do të shkonin si në vendet e tjera.  Pandemisë i ikje brenda por inflacionit nuk i ikën dot se sa herë të shkosh të blesh diçka do të të kapë dorën.