Vlorë/ Përplasi me automjet çiftin francez ku gruaja humbi jetën, arrest me burg shoferit

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Kristi Dani, i cili aksidentoi turisten franceze për vdekje në aksin Vlorë, Fier.

Shtetasi Kristi Dani të martën (1 nëntor 2022) aksidentoi dy turistët francez në afërsi të fshatit Bestrovë të cilët po udhëtonin me biçikletë.

Një prej turistëve, bashkëshortja gjeti vdekjen ndërsa burri ndodhet në spitalin e Vlorës ende për ndihmë mjekësore.

Prokurori kërkoi arrest me burg. Avokati mbrojtës Kujtim Cakrani kërkoi një masë më të lehtë sigurie.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2022

Udhëtimi në jug të vendit përfundoi në mënyrë tragjike për një turiste franceze e cila humbi jetën në një aksident rrugor, ndërsa bashkëshorti i saj përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ndodhi, rreth orës 15.20 minuta të së martës, në fshatin Bestrovë të Vlorës,  ku çifti francez po udhëtonte me biçikletë përgjatë aksit të vjetër Fier-Vlorë. Në këtë kthesë, ata u përplasën nga një makinë të dejtuar nga 24 vjeçari Kristi Dano banues në fshatin Oshtimë.

Raportohet se shtetasja franceze 51 vjeçare me inicialet V.K, ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e  Vlorës, ndërsa i shoqi i saj Fabris Marsac ka mbijetuar dhe është në trajtim mjekësor.

Nga të dhënat parprake të policisë mësohet se përgjegjësia mbi aksidentin bie mbi 24 vjeçarin që drejtonte autmjetin. Nga shpejtësia e lartë siç shihet dhe nga pamjet, makina pas përplasjes së dy turistëve ka devijuar e përfundoi në anë të rrugës pas një peme. Policia ka shoqeruar të riun në komisariat, ndërsa grupi hetimor po dokumenton të dhenat për ngjarjen .