Aksidenti i katërt në vend/ Drejtuesi humb kontrollin, përmbyset automjeti tip bot i ngarkuar me çimento
Është regjistruar aksidenti i katër rrugor në ditën e sotme në rruget e vendit.
“Rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur”, njofton policia.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër aksident ka ndodhur dhe në aksin rrugor Fier-Patos. Paraprakisht raportohet se nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale.
Sakaq më herët dy aksidente rrugore janë regjistruar njëri ndodhi në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Luzat”, ku si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip"Dacia" dhe pasagjeri Xh.G 19 vjeç të cilët ndodhen në spital.
Sakaq në aksin Fier- Mallakastër, në fshatin Lalar dy automjete, të dyja të tipit Mercedes-benz janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



