Mes bananeve 33 kg kokainë në portin e Durrësit, në kërkim presidenti i "Bana King", pranga administratorit
Policia ka arrestuar administratorin e kompanisë Bana King Petrit Demishaj si dhe ka vënë në pranga 2 punonjësit e poritit të Durrësit pasi dyshohen si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. I shpallur në kërkim është edhe presidenti i kompanisë Trifon Murataj per të cilën nuk është hera e parë që në kontenierin e tij zbulohet lëndë narkotike kokainë.
Një sasi prej 33.5 kg kokainë është kapur sërisht në portin e Durrësit një natë më parë, (2 nentor 2022) kur autoritetet e huaja vuan në dijëni policë shqiptarë për ngarkesën e nisur nga Ecuadori.
Droga e cila ishte e fshehur mes bananeve i përkasin kompanisë së Bana King më pronar Trifon Murataj i cili u shpall në kërkim. Në pranga për këtë ngarkesë kanë përfunduar administrator Petrit Demishaj si dhe operatori skanerit në portin e Durrësit Alban Naziraj po ashtu edhe kolegu i tij Artur Sevdaraj imazhiner skanderi ne port.
Sipas policisë së Durrësit administrator Demishaj kishte si detyrë të merrte ngarkesën me banane në portin e Durrësit. Për të marrë këtë ngarkesë ai bashkëpunoi me 2 punëtorët e portit ku pas futjes së kontenierit në skaner rezultoi i pastër. Por informacionet e marra më herët shtynë policinë e shtetit që kontrollet ti bënin me qenin nuhatës.
Sipas një itinerari të siguruar nga Ora News anija është nisur me 20 shtator nga porti Puerto Bolivar në Ekuador. Pas 10 ditësh ai është ndalur në Panama, dhe pas Panamës lokacioni i radhës ka qënë Porit i Gioia Tauro Itali. Në këtë port anija ka qëndruar deri më datën 21 tetor, dhe në këtë datë kontenieri është nisur drejt Shqipërisë ku dhe ka mbërritur në portin e Durrësit më 28 tetor dhe zbulimi i saj është më një ditë më parë.
Kompania e cila merret me blerjen bananeve nga Ekuadori nuk është hera e parë që në kontenieret e saj zbulohet kokainë, ne arkat me banane.

Arrestimet
Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Alban Naziraj, 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;
Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.
U shpall në kërkim shtetasi Trifon Murataj 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.