Berisha: 12 nëntori protesta më e madhe, Gugallja e Zoto vetëm punonjës të Ramës, Veliajt dhe Agaçit
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora tha se Populli me zor po pret që të zbresë në rrugë në protestën më madhështore të 12 nëntorit.
Ai u shpreh se Edi Rama duhet të largohet sepse është një kryeministër që i kanë dalë vetëm skandal si i incineratorëve.
Berisha: Populli me zor po pret që të zbresë në rrugë. Të gjitha janë në projekt, por ajo do të jetë protesta më madhështore që ka njohur Shqipëria. Protesta synon dorëheqjen e Edi Ramës. Ai duhet të largohet. Një kryeministër që i dalin skandale nga më të tmerrshmet dhe që firmoset për incineratorët 430 milionë euro dhe sot 2 nuk ekzistojnë dhe tjetri është jashtë funksionit. Ka vjedhur në kundërshtim me ligjin.
Gugallja dhe Zoto janë vetëm punonjës së Ramës, Veliaj dhe Agaçit. Rama jo vetëm firmos në kundërshtim me ligjin, por i jep 8% ndërmarrjes së tij të incineratorit të Tiranës kur ndërmarrja nuk ekzistonte mbi tokë. Ermonela Felaj, ministre heton dhe i shkruan Këshillit të Ministrave që nuk ekziston ndërmarrja. Ndërmarrja është ndërtuar 8 muaj pas këtij bonusi që i është dhënë.

